UBT News

Metallica me turne botëror dhe album të ri

Të hënën, Metallica njoftoi rreth planeve për një turne botëror dhe për lansimin e albumit të 12-të, “72 seasons”, albumi i parë që nga viti 2016.

Albumi do të publikohet më 14 prill të vitit të ardhshëm dhe turneu do të nisë po atë muaj në Amsterdam.

Metallica do të luajë në disa koncerte në Evropë, përfshirë në Paris, Hamburg dhe Madrid, si dhe i ka caktuar disa data në të gjithë Amerikën e Veriut, sikurse në Los Angeles, Detroit, Montreal dhe Mexico City.

Të hënën grupi publikoi edhe një këngë të re nga albumi me 12 këngë, “Lux Aeterna”./UBTNews/

Exit mobile version