UBT News

Meghan Markle në qershor publikon një libër për fëmijë, u inspirua nga bashkëshorti dhe djali

Meghan Markle, dukesha e Sussex-it, do ta publikojë një libër për fëmijë më 8 qershor. Për shkrimin e këtij libri ajo u inspirua nga dy personat më të dashur të saj, Harry dhe Archie.

“The Bench”, do të jetë një rrëfim ilustrues nga sytë e nënës, teksa flitet edhe për lidhjen e veçantë mes babait dhe të birit.

Libri u shkrua fillimisht nga Meghan si poemë për princin Harry në ditën e baballarëve në vitin 2019, një muaj pasi u lind Archie.

Pasi u zbuluan kopertinat dhe pjesë të tjera të librit, në Twitter shpërthyen akuzat ndaj Meghan Markle për plagjiaturë. Ajo u akuzua se e ka kopjuar librin nga Corrinne Averiss dhe Gabriel Alborozo, me titull “The Boy on the Bench”, në kopertinën e së cilit duket një burrë dhe një djalë afër tij në një stol, të rrethuar nga disa fëmijë, disa pemë dhe zogj.

Ndërkaq në kopertinën e librit të Meghan shfaqet vetëm një stol i thjeshtë afër një peme, dhe zogjtë. Megjithatë nuk ka fëmijë./UBTNews

Exit mobile version