Megan Thee Stallion po sjellë projekte të reja muzikore. Të enjten reperja publikoi disa fotografi të saj duke njoftuar për projektet e reja, që pritet t’i sjellë në fund të muajit.
Në fotografitë ku shfaqet e veshur si demon, mes tjerash në mbishkrimin e tyre shkroi “10/29”, duke aluduar në datën e publikimit.
“Dhurata ime për fansat e mi 10/29. Freestyles dhe disa këngë të papublikuara nga arkiva”, shkroi Megan në mbishkrim.
Albumi i parë në studio i artistes, me titull “Good News”, u publikua pothuajse një vit më parë, më 20 nëntor të vitit 2020./UBTNews