UBT News

Megan Thee Stallion dëshmon se Tory Lanez e qëlloi atë

Reperja Megan Thee Stallion e ka përshkruar në dëshminë emocionale në sallën e gjyqit “tronditjen” që përjetoi pasi kolegu i saj, Tory Lanez, dyshohet se e qëlloi atë me armë zjarri.

“Nuk munda ta besoj se duhet të vij këtu dhe ta bëj këtë”, tha ajo në një gjykatë në Los Angeles.

Reperja fituese e Grammyt tha se ajo u qëllua në këmbë pasi doli nga një festë në pishinën në shtëpinë e Kylie Jenner.

Reperja, emri i vërtetë i së cilës është Megan Pete, 27-vjeçare, dëshmoi se i dyshuari u tërbua pasi ajo e nënçmoi talentin e tij muzikor.

Ajo tha se i pandehuri 30-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Daystar Peterson, i kërkoi asaj të “vallëzonte” para se të hapte zjarr në incidentin që ndodhi në Hollywood Hills më 12 korrik të vitit 2020.

Reperi nga ana tjetër i mohon akuzat e shumta për armë dhe sulm në lidhje me një mosmarrëveshje me artistin Savage. Nëse shpallet fajtor, ai do të përballet me 23 vjet burg./UBTNews/

Exit mobile version