Mediat serbe nuk po arrijnë t’i kapërdijnë assesi arritjet e Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi Nora Gjakova ia fitoi shtetit më të ri evropian medaljen e dytë të artë në ditën e tretë të lojërave në Japoni.
Inatin e ngjashëm si për medaljen e parë të artë të Distria Krasniqit në kategorinë 48 kilogramë të shtunën, serbët e shfryen edhe të hënën për Gjakovën, raporton Gazeta Express.
Gjakova e fitoi medaljen e artë olimpike, pas e mposhti Sarah Leoine Cysiquen në finalen e së hënës, duke ia siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj.
Kosova tani ka aq medalje të arta në vetëm dy pjesëmarrje olimpike sa Serbia që ka marrë pjesë me dhjetëra herë.
Televizioni shtetëror serb B92 raportoi për medaljen e Norës vetëm me një titull: “e ashtuquajtura Kosovë e fitoi edhe një medalje të artë”.