Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve kritikoi yllin Britney Spears për mbështetjen e saj në Twitter për protestuesit që kanë dalë rrugëve kundër policisë morale të vendit pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.
Ylli i popit shkroi të dielën në Twitter: “Unë dhe burri im qëndrojmë me popullin e Iranit që po lufton për liri”.
Spears u martua me aktorin dhe modelin iranio-amerikan Sam Asghari në muajin qershor.
Në përgjigje të postimit të Spears, Agjencia e Lajmeve të Republikës Islamike ia rikujtoi Spearsit që ishte nën kujdestari për shumë vjet në mënyrë të pavullnetshme. Kjo marrëveshje përfundoi vitin e kaluar.
“Këngëtarja amerikane @BritneySpears u vu nën kujdestarinë e babait të saj në vitin 2008 për shkak të problemeve të saj të shëndetit mendor”, shkruhej në Twitter. “Kjo i dha babait të Britney kontroll mbi financat e saj dhe madje edhe aspektet e jetës së saj personale, si shtatzënia, rimartesa dhe vizitat te djemtë e saj adoleshentë”.
American singer @BritneySpears was placed under her father’s conservatorship in 2008 due to her mental health problems. That gave Britney’s father control over her finances and even her personal life aspects such as pregnancy, remarriage and visits to her teenage sons.#MahsaAmini pic.twitter.com/mmimVJwS4Z
— IRNA News Agency (@IrnaEnglish) October 18, 2022
Protestat në Iran filluan në muajin shtator pasi Amini, 22-vjeçare, vdiq në paraburgim shtetëror. Policia e moralit, e ngarkuar për zbatimin e ligjeve të vendit kundër imoralitetit, arrestoi Aminin nën dyshimet se po e mbante hixhabin në mënyrë të pahijshme./UBTNews/