UBT News

Më në fund, rikthehet Britney Spears

<> on October 18, 2018 in Las Vegas, Nevada.

Britney Spears po bën rikthimin e saj të shumëpritur duke regjistruar fshehurazi një duet me Elton John të këngës së tij “Tiny Dancer”, ka mësuar ekskluzivisht Page Six.

Kënga pritet të publikohet nga Universal Music muajin e ardhshëm, sipas burimeve.

“Kjo ishte ideja e Eltonit dhe Britney është një fanse e madhe. Ata kanë regjistruar një remix të “Tiny Dancer” si një duet të plotë”, u shpreh një burim i brendshëm i industrisë muzikore.

“Britney është kthyer zyrtarisht. Ajo është kthyer në punë dhe është shumë e emocionuar”.

Spears ka lënë të kuptohet se ajo është gati të kthehet në punë pasi konservatoriteti i saj gati 14-vjeçar u ndërpre në nëntor 2021./UBTNew/

Exit mobile version