Njëri ndër rep-artistët më të suksesshëm, Capital T dha një lajm shumë të mirë për fansat e tij. Capital T njoftoi se më 1 tetor do të publikohet pjesa e dytë e albumit të tij “Skulpturë”.
Reperi ka ndarë një pjesë të kopertinës në Instagram, teksa ka njoftuar se ky album është i disponueshëm në të gjitha platformat.
“Edhe 1 javë, në të gjitha platformat digjitale. Skulpturë”, ka shkruar ai krahas videos.
Në këtë album ai ka edhe shumë bashkëpunime me emra të njohur të industrisë./UBTNews