Rojet bregdetare libiane shpëtuan 51 emigrantë egjiptianë pasi varka me të cilën udhëtonin u përmbys gjatë rrugës për në brigjet italian.
18 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur ndërsa është gjetur në det trupi i pajetë i një prej emigrantëve. Lajmi u dha nga portali Libya Observer.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigrantëve, që nga fillimi i vitit, në “rrugën” qendrore mesdhetare, që të çon nga Libia në Itali, janë mbytur 392 persona ndërsa nuk dihet fati i 632 të tjerëve.