Javën e kaluar, Hong Kongu dyfishoi kufizimet e tij për Covid-19 – tashmë ndër më të rreptat në botë, përcjell UBT News.
Lajmi ka ngritur shqetësime në komunitetin aktiv të biznesit, me disa pyetje nëse kjo kërcënon statusin e tij si qendra financiare e Azisë.
Udhëheqësja e qytetit, Carrie Lam, njoftoi se pothuajse të gjitha përjashtimet nga karantina për udhëtarët jashtë shtetit dhe kontinentit tani do të përfundonin. Ajo tha se kjo ishte për të përshpejtuar rihapjen e Kinës, por për disa biznese, kjo nuk po ka ndikim.
Hong Kongu ka një nga regjimet më të rrepta të detyrueshme të karantinës ku shumica e të ardhurve duhet t’i nënshtrohen karantinës nga 14 deri në 21 ditë. Ka pasur disa përjashtime, diplomatët, drejtuesit e biznesit dhe disa persona tjerë me karta banimi në Hong Kong kanë mundur të kapërcejnë karantinën ose të izolohen në shtëpi. Por tani jo më.
Lajmi është pritur me shqetësim nga komuniteti i biznesit të Hong Kongut, i cili tashmë ka ndjerë tendosjen e më shumë se 18 muajve të kufijve të mbyllur.
“Ndjenja e biznesit për të mos qenë në gjendje të lëvizësh lirshëm nëpër botë – që është thelbësore nëse je një biznes ndërkombëtar”, tha Presidentja e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Hong Kong, Tara Joseph.
“Dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, [mbyllja] ka një ndikim të madh në tubacionin e talenteve për Hong Kongun që do të thotë se dominimi i tij si qendër e Azisë mund të pakësohet. Ne nuk kemi më tubacion, kjo është vërtet shqetësuese”. (Kjo nënkupton një grup kandidatësh që janë gati të plotësojnë një pozicion në ndonjë profesion).
Shpresa e bizneseve në qytet është goditur në vitet e fundit, kjo për shkak të protestave të përhapura pro-demokracisë, si dhe imponimit të ligjit të diskutueshëm të Sigurisë Kombëtare, i cili urdhëron dënime të ashpra burgimi dhe mund të ndikojë edhe te të huajt.
“Ekziston padyshim një ndjenjë që njerëzit po e konsiderojnë ose po mendojnë të largohen – dhe nuk është vetëm një organizatë që po e thotë këtë”, tha Joseph./UBTNews/