UBT News

Mbrëmje përkujtimore për Violeta Rexhepagiqin

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Alternative – Defy Them nesër mbrëma organizojnë mbrëmje përkujtimore për dyvjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtares Violeta Rexhepagiqi. Ngjarja mbahet në hapësirat e qendrës Defy Them në ora 20:30.

Rexhepagiqi u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”./UBTNews/

Exit mobile version