UBT News

Mbrëmë u mbajt edicioni i 21-të i ceremonisë Bet Awards

Edicioni i 21-të i ceremonisë së BET Awards, në nderim të personazheve të njohura me ngjyrë në art dhe sport, u mbajt të dielen mbrëma.

Rep artistja dhe aktorja e vlerësuar, Queen Latifah, gjatë mbrëmjes e pranoi shpërblimin special për arritje jetësore, i cili e nderon suksesin e saj të jashtëzakonshëm përgjatë karrierës disa dekadëshe në industrinë e filmin, televizionit dhe muzikës.

Reperja Megan Thee Stallion e cila së bashku me reperin DaBaby, kryesonin me më së shumti nominime në këtë ceremoni, i rrëmbeu gjithsej katër trofe në kategoritë: “Artistja më e mirë Hip Hop”, “Bashkëpunimi më i mirë”, për hitin “WAP” në bashkëpunim me rep artisten Cardi B, “Çmimin e publikut” i cili shkoi për këngën “Savage (Remix)” të cilën e interpretoi bashkë me yllin e muzikës, Beyoncé dhe “Videoklipi më i mirë i vitit”, çmim ky i cili shkon për hitin “WAP”.

Legjenda e repit, DMX, që vdiq nga sulmi në zemër këtë vit, u nderua në këtë ceremoni me një performancë të veçantë nga Busta Rhymes, Method Man, Swizz Beatz dhe Michael K. Williams. 

Andra Day, the City Girls, Dj Khaled, Jazmine Sullivan, Lil Nas X, Kirk Franklin dhe Migos, ishin në mesin e yjeve që performuan në këtë ceremoni./UBTNews

Exit mobile version