UBT News

​Mbështetësit e Vuçiq sulmojnë protestuesit në Serbi

Në Serbi protestuesit serbë janë ndeshur me policinë pasi që ata po vazhdojnë me protesta në disa qytete në Serbi pas sulmit të djeshëm nga mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS) ndaj demonstruesve në Vërbas dhe Baçka Pallankë.

Tubimet u organizuan nga “Studentët në bllokadë”, të cilët u bënë thirrje qytetarëve të dalin në rrugë dhe të protestojnë para ambienteve të partisë së Vuçiq dhe departamenteve të policisë.

Situata u përshkallëzua në Novi Sad kur piroteknikë u qëlluan drejt qytetarëve nga drejtimi i ambienteve të SNS.

Tubimet më të mëdha po zhvillohen në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevc dhe qytete të tjera, duke përfshirë Suboticën, Shabacin, Leskovcin, Somborin, Pançevën dhe Valevën.

Prokuroria ka urdhëruar identifikimin dhe ndjekjen penale të personave që kanë sulmuar policinë. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka konfirmuar plagosjen e “shumë qytetarëve” dhe të paktën gjashtë policëve.

Dje në Vërbas, mbështetësit e Aleksandar Vuçiq sulmuan protestuesit me fishekzjarrë, gurë, shishe dhe çelësa dhe një sulm i ngjashëm ndodhi edhe në Baçka Pallankë.

Protestat në Serbi kanë shpërthyer pas shembjes së tendës hekurudhore më 1 nëntor 2024 në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 16 persona.

Exit mobile version