UBT News

Master në Studime të Sigurisë në UBT: program që përgatit ekspertë për sfidat e kohës

UBT ofron programin Master në Studime të Sigurisë, i konceptuar për të trajnuar profesionistë në sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, me fokus në kërcënimet moderne si kibernetika, menaxhimi i krizave dhe politikat e mbrojtjes.

Programi synon nxjerrë kuadro të afta për parandalim, reagim dhe hartim strategjish efektive, për institucionet publike dhe private.

Programi dyvjeçar kombinon teori, punë në terren dhe kërkim shkencor, duke i pajisur studentët me aftësi analitike, vendimmarrëse dhe praktike për tregun e punës në Kosovë dhe rajon. Ky program mbështet objektivat e zhvillimit demokratik dhe të qëndrueshëm përmes edukimit cilësor në sektorë kritikë të sigurisë.

Çfarë mbulon programi?

  • Strategji të sigurisë kombëtare dhe inteligjencës;
  • Siguri kibernetike dhe mbrojtje të infrastrukturës kritike;
  • Menaxhim krizash dhe emergjencash;
  • Parandalim të terrorizmit dhe luftim të krimit të organizuar;
  • Politika mbrojtjeje, diplomaci të sigurisë dhe gjeopolitikë.

Struktura akademike (përzgjedhje lëndësh):

Viti I: Koncepte të avancuara në siguri; Kërcënime bashkëkohore; Metoda të avancuara kërkimi; Mjetet ekonomike të sigurisë; zgjedhore si Mbrojtja e infrastrukturës kritike, Menaxhimi dhe siguria e informacionit, Analiza & shkrimi i politikave.

Viti II: Statistika & analiza të dhënash; Siguria në Ballkan; Siguri kibernetike dhe krim kibernetik; Gjeopolitikë; zgjedhore si Terrorizëm & kundërterrorizëm, Siguria e mjedisit, Migrimi & siguria.

Semestri III: Globalizim & inteligjencë; Luftë asimetrike & konflikte hibride; Politika e mbrojtjes & strategjia ushtarake; Siguria & të drejtat e njeriut; zgjedhore si Siguria e energjisë, Krimi i organizuar transnacional, Kontrolli i armëve & mospërhapja.

Semestri IV: Praktikë/punë në terren; Seminar i tezës; Teza (hulumtim & shkrim).

Rezultatet e të nxënit

  • Aftësi për vlerësim rreziku dhe hartim politikash sigurie;
  • Kompetenca në menaxhimin e krizave dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale;
  • Aftësi kërkimore dhe konsulence mbi baza të dhënash;
  • Udhëheqje dhe bashkëpunim ndër-institucional (përfshirë PPP).

Kujt i shërben

  • Institucione shtetërore të sigurisë (ushtri, polici, inteligjencë);
  • Agjenci rregullatore, qendra të menaxhimit të emergjencave;
  • Organizata ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet;
  • Sektori privat në cybersecurity, mbrojtje të infrastrukturës kritike dhe menaxhim rreziku.

Aplikimi

Aplikimet realizohen online në: APLIKO TANI. Të gjithë kandidatët do të kenë qasje në infrastrukturë moderne, mentorim akademik dhe mundësi praktike në terren.

Exit mobile version