UBT News

Masked Wolf dhe Bebe Rexha publikojnë ‘It’s You, Not Me’

Bebe Rexha fillimisht e publikoi këngën në prill të vitit 2021.

Masked Wolf, është bashkuar me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, për këngën “It’s You, Not Me”.

Frymëzuar nga vetë kënga e Bebe Rexhës “Sabotage” nga albumi i saj i fundit “Better Mistakes”, versioni i ri paraqet reperin australian me vargje prekëse kështu duke ofruar një këndvështrim tjetër për këngën.

Masked Wolf shpjegon: “It’s You, Not Me” ka të bëjë me mbrojtjen e vetes në një marrëdhënie. Në vend që të presim të dëgjojmë klishenë “jam unë, jo ti”, kjo këngë ka të bëjë me përballjen me situatën dhe trajtimin e saj duke thënë: “E di që je ti dhe nuk dua të jem më rreth kësaj”.

Ai shtoi se sapo kishte dëgjuar këngën e Bebe Rexhës, menjëherë kishte filluar të shkruante vargjet e tij.

Masked Wolf & Bebe Rexha - It's You, Not Me (Sabotage) (Official Lyric Video)

Masked Wolf shpërtheu në skenën muzikore me këngën e tij debutuese “Astronaut In The Ocean”, e cila u publikua në fillim të vitit 2021 dhe që atëherë ka shkuar në vendin e parë në 8 vende të botës, ndërsa ka grumbulluar mbi një miliardë transmetime deri më sot./UBTNews/

Exit mobile version