Ikona e muzikës R&B, Mary J.Blige po vjen me albumin e parë pas më shumë se katër vjetësh. Gjatë paraqitjes së saj në “Tamron Hall” të hënën, ajo foli rreth mësimeve që i mori për ta dashur veten dhe për ta pranuar veten ashtu siç është, gjatë “momenteve të errëta” në jetën e saj.
Përjetimet e saj viteve të fundit, përfshirë këtu edhe divorcin, e kanë frymëzuar atë për këtë projekt, që vjen pas albumit “Strengh of a Woman”, të vitit 2017.
“Prisni derisa të dëgjoni, sepse do t’ju mahnis. Ishte diçka që duhet ta bëja, diçka që duhet ta thoja gjatë momenteve të mia të errëta, ta ndërtoja veten kështu siç jam dhe ta pranoja veten, hundën time, sytë e mi, faqet e mia, t’i pranoja të gjitha gjërat që i urreja”, deklaroi ajo.
Këngëtarja, tekstshkruesja dhe aktorja amerikane foli edhe për divorcin nga Kendu Isaacs, që u finalizua në vitin 2018./UBTNews