UBT News

Maroon 5 paralajmëron koncerte në Las Vegas pas skandalit të Adam Levine

Adam Levine u rikthye në lajme, por kësaj here për arsye profesionale.

Të martën, Maroon 5 ka paralajmëruar 16 koncerte në qytetin e dritave, të cilat fillojnë në pranverën e vitit 2023 dhe do të mbahen në amfiteatrin “Dolby Live” të hotelit “Park MGM”.

Levine së fundi u përball me akuza për tradhti ndaj bashkëshortes së tij Behati Prinsloo. Por frontmeni i grupit Maroon 5 i ka mohuar akuzat./UBTNews/

Exit mobile version