UBT News

Mark Hoppus shërohet nga kanceri

HOLLYWOOD, CALIFORNIA - OCTOBER 17: Mark Hoppus attends the Universal Pictures' "Halloween" premiere at TCL Chinese Theatre on October 17, 2018 in Hollywood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

Frontmeni i grupit Blink 182, Mark Hoppus u shërua nga kanceri. 49-vjeçari, që u diagnostikua me Limfomë Difuzive të qelizave në fillim të këtij viti, përmes një shkrimi njoftoi fansat se u shërua.

“Sapo u takova me onokologun tim dhe më njoftoi se jam shëruar nga kanceri!!! Faleminderit Zotit dhe universit, familjes dhe miqve dhe çdonjërit që më ofroi mbështetje, mirësi dhe dashuri”, shkroi ai mes tjerash.

Hoppus vazhdoi “Ende duhet t’i kryejë edhe disa procese edhe gjashtë muaj dhe deri në fund të vitit do t’i rikthehem normalitetit, por sot është një ditë e mrekullueshme dhe jam shumë i bekuar”.

Limfoma e madhe e qelizave B (DLBCL) është një lloj kanceri që shfaqet në qelizat e bardha të gjakut dhe mund të formojë tumore në të gjithë trupin, sipas Klinikës Mayo./UBTNews

Exit mobile version