Aktorja amerikane, Evan Rachel Wood ka pohuar se këngëtari Marilyn Manson “ka abuzuar me të”, gjatë lidhjes së tyre trivjeçare.
Manson dhe Wood filluan lidhjen e tyre në vitin 2007, dhe u fejuan në vitin 2010, por u ndanë një vit më pas.
Megjithatë Manson ka mohuar akuzat, duke thënë se janë vetëm “shtrembërim i realitetit”.
Wood edhe më herët kishte deklaruar se ajo i ka mbijetuar dhunimit dhe abuzimit sistematik, duke mos e treguar emrin e personit të akuzuar.
Pas akuzave ndaj Wood, Loma Vista Recordings – që lansoi albumet e fundit të Manson – përmes një njoftimi në Twitter bëri të ditur se nuk do të bashkëpunojë më me artistin, dhe që s’do ta promovojë më albumin e tij.
Edhe rrjeti televiziv Starz tha se episodi i radhës i dramës “American Gods”, ku shfaqet Manson, nuk do të transmetohet./UBTNews