UBT News

Maqedoni e Veriut: Mbi 11 mijë raste aktive me Covid-19

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni të Veriut ka arritur në 11.042. Sipas qyteteve, raste më së shumti ka në Shkup (3.829), më pas në Tetovë (1.791) dhe Gostivar (1.467).

Numri i personave të hospitalizuar është 700. Ditën e djeshme u regjistruan 27 persona të vdekur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se nga 3.022 testime, pozitiv rezultuan 333 raste të reja. Ndërsa si të shëruar u evidentuan 367 persona.

Exit mobile version