UBT News

Manizha, këngëtarja që përfaqësoi Rusinë në Eurovision, po përballet me fushatë urrejtjeje

Këngëtarja që prezantoi Rusinë në Eurovision në vitin 2021, është në shënjestër të një fushate urrejtjeje për kundërshtimin e saj ndaj luftës në Ukrainë.

Manizha Sangin ka qenë kritike e hapur e pushtimit të Ukrainës, duke e quajtur atë një “konflikt vëllazëror”, që është “jashtë vullnetit” të popullit rus. Por së fundi një fushatë që po zhvillohet online, po bëhet me tendencë që ta vendosë yllin në listë të zezë të Rusisë.

Shumë nga koncertet e saj këtë verë janë anuluar pasi detajet e organizatorëve janë publikuar në rrjetet sociale.

“Ajo, ekipi i saj dhe promovuesit u përballën me kërcënime”, deklaroi zëdhënësi i Sangin, Sergej Yakovlev, për BBC.

Madje në disa raste u kërkua që të anulohet performanca e saj, duke thënë se ajo e kundërshton ushtrinë ruse./UBTNews/

Exit mobile version