Mandy Moore po u rikthehet rrënjëve të muzikës!
Aktorja dhe këngëtarja amerikane njoftoi të martën se përveç lansimit të këngës “In Real Life”, ajo së shpejti pritet ta publikojë edhe albumin e saj me po të njëjtin emër. Madje do të nisë turneun e saj të parë në më shumë se një dekadë. Albumi do të lansohet më 13 maj.
Turneu i ardhshëm i Moore fillon më 10 qershor në Atlanta, Gjeorgjia./UBTNews/