Ederson është pranë largimit nga Manchester City. Portieri brazilian ka marrë një ofertë tunduese nga arabët e Al-Nassr, pjesë e së cilëve është edhe Cristiano Ronaldo.
Kampionët e Anglisë nuk preferojnë shitjen e Edersonit, por ia kanë lënë në dorë “gardianit” të vendosë për të ardhmen e tij.
Shtypi sportiv britanik raporton se 30-vjeçari, i cili ka fituar gjithçka gjatë 7 viteve në “Etihad”, po mendon të pranojë milionat e sheikëve. Për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite.
Dhe drejtuesit e Citizens janë gati të dëgjojnë ofertat që do të vijnë në drejtim të portierit të kombëtares braziliane. Nëse Ederson e mbyll me futbollin europian, Manchester City nuk do të hidhet në merkato për të siguruar pasardhësin e tij.
Zgjidhja do të gjendet brenda shtëpisë, me titullarin mes shtyllave të skuadrës së Pep Guardiolës që do të jetë Stefan Ortega. I cili bëri mjaft mirë edicionin e kaluar./UBTNews/