Manchester City është finalisti i parë në Ligën e Kampionëve dhe do të presë fituesin nga dueli mes Chelseas dhe Real Madridit, që do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.
Pas shumë shpenzimeve dhe shumë tentimeve, vit pas viti, më në fund Manchester City ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve.
City preku finalen e Champions League për herë të parë në histori të klubit, pasi e eliminoi PSG-në me rezultat të përgjithshëm 4-1.
City u kualifikua në finale duke thyer një rekord historik, me sfidën e së martës që ishte e shtata me radhë që City e fiton në Champions League këtë edicion, ku asnjëherë një ekip anglez nuk ia ka dal që të triumfojë 7 ndeshje me radhë në këtë kompeticion.
Në finale City tani do të presë fituesin nga dueli mes Chelseas dhe Real Madridit, që do të zhvillohet sonte në stadiumin Stamford Bridge të Londrës.