Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të konkurrojnë në edicionin e ardhshëm të Eurovisionit për shkak të kostos së pjesëmarrjes.
Pjesëmarrësit paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.
BBC News kupton se disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë pasi Rusisë iu ndalua pjesëmarrja në konkurs.
Rusia, një kontribues i madh financiar, u përjashtua nga konkursi i këtij viti pasi pushtoi Ukrainën.
“Përveç kostove të konsiderueshme të tarifave të regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Britaninë e Madhe, ne u përballëm edhe me mungesë interesi nga sponsorët, ndaj vendosëm t’i drejtojmë burimet ekzistuese për financimin e projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara”, tha transmetuesi publik i Malit të Zi RTCG./UBTNews/