RCC paraqet edicionin e 7-të të Barometrit Ballkanik, sondazh vjetor mbi vlerësimet e gjykimet që kanëqytetarët e Ballkanit Perëndimor si dhe mbi pikëpamjete biznesit.
Ky është i shtati vit rradhazi, kur Barometri Ballkaniktregoi disa nga shqetësimet kryesore të njerëzve janëpasiguria dhe pamundësia socialo- ekonomike, problematika këto që për fat të mirë ndiqen nga disalajme të mira, që lidhen me vetëdijen e qytetarëve përpërfitimet e bashkëpunimit rajonal. Për 49% të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, papunësia është problemi më i madh, sidomos për tërinjtë, ndërsa 46% janë më të shqetësuar për situatënekonomike. Pandemia bëri që njerëzit të ndryshojnëprioritetet e tyre, duke iu përshtatur më fort realitetit tëri, që ndryshoi kryekëput nga Covid -19.
“Tashmë njerëzit janë më hezitues që të largohen për tëpunuar jashtë vendit. 37% e qytetarëve do ta merrninkëtë vendim, një shifër kjo që sa vjen e ulet, krahasuarme vitin e kaluar” theksoi Znj. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të BashkëpunimitRajonal (RCC), në prezantimin e Barometrit Ballkanik(BB2021) sot në Tirane, duke shtuar se “Siç edhe ekemi parashikuar, vitin e kaluar, fqinji që të përgjigjet e të gjendet në nevojë është ai i vërteti, ai i duhuri”.
Qytetarët e BB kanë rritur mbështetjen e tyre përbashkëpunimin rajonal dhe BE. Barometri Ballkaniktregon se kjo mbështetje për bashkëpunim rajonal, povijon gjithnjë të rritet me 77% të qytetarëve, ndërsa69% e bizneseve e shohin cilësinë e bashkëpunimitrajonal si të rëndësishëm për biznesin e tyre. Në tënjëjtën mënyrë, mbështetja për integrimin dhepranimin në BE është rritur ndjeshëm gjatë vititpandemik, megjithë ngadalësimin e procesit tëzgjerimit. 62% e të anketuarve e shohin anëtarësiminnë BE si një gjë të mirë, ashtu si 66% e bizneseve. Shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, 73% prej tyre, e perceptojnë BE-në si bllokun më tëpreferuar për tregti, ndërsa Bashkimi Europian kryesonvendin e parë si më mbështetësi, në përpjekjet për tëluftuar pandeminë, duke ndihmuar rreth 43% të tëanketuarve përmes ndihmës mjekësore dhe financiare, shumë përpara Kinës, e cila ndihmon 14%, Turqisë 9% ose Rusisë 7%.
Komisioni Europian përmes Znj. Alessandra Viezzer vlerësoi rëndësinë e matjes e leximit të realitetit në rajon.
Prezantimi vijoi me me panelin e diskutimit, të drejtuar nga Z. Tim Judah, gazetar dheautor, korrespondent i Ballkanit për The Economist. Pjesë e këtij paneli Z. Jim O’Brien, Këshilltar iLartë në Këshillin Atlantik të Iniciativës së Evropës sëArdhshme, Z. Vessela Tcherneva, Zëvendës Drejtor, Shef i zyrës së Sofjes në Këshillin Evropian përMarrëdhëniet e Jashtme, Z. Corina Stratulat, Shef iProgramit, Analist i lartë i Politikave në Qendrën e Politikave Evropiane, Z. Branimir Jovanovic, Ekonomist në Institutin e MarrëdhënieveNdërkombëtare të Vjenës dhe Z. Gentian Elezi, Konsulent i RCC për botimin e Barometrit Ballkaniknga Qendra Shqiptare për Konkurrencën dhe TregtinëNdërkombëtare (QSHKT)
“Bizneset e Ballkanit Perëndimor vërejnë se atapadyshim do të përfitojnë nga udhëtimi nëpër rajon me karta identiteti, një marrëveshje që negociohet si pjesëe axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal. 61% e tëanketuarve mbështesin këtë iniciativë, pasi udhëtimimidis disa prej ekonomive të rajonit po përballet me pengesa të mëtejshme. Marrëveshja Rajonale e Roaming ka ndihmuar gati gjysmën e të anketuarve tëkursejnë para në kostot e telefonit (48%). Kjo jep njëstimul pozitiv në prag të një ngjarje të rëndësishme: asaj të 1 korrikut, kur tarifat e roamingut do tëreduktohen në zero brenda rajonit “, theksoi në fundine prezantimit Znj. Bregu.
Më shumë INFO mbi bazën e të dhënave të BarometritBallkanik: botimet, infografitë, videot:www.rcc.int/balkanbarometer