Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi sot në Facebook pamje nga Qafa e Qorres në Llogora, e cila fton të pasionuarit pas ngjitjeve në mal ta vizitojnë atë.
“Mal, det, dëborë e pisha, të gjitha në të njëjtin vend, në Majën Qorres në Llogora”, shkruan Kumbaro.
Sezoni i turizmit dimëror, ose turizmi i bardhë ka mbërritur edhe në këtë park kombëtar, i njohur për freskinë e tij gjatë ditëve të nxehta të verës dhe për magjinë e dëborës në dimër.
Qafa e Llogorasë ka rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.
Ajo ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik, sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët.