UBT News

​Macron bisedë telefonike me Vuçiq, përmend rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka riktheksuar rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke paralajmëruar dënime për ata që ndërmarrin veprime të njëanshme për të dëmtuar procesin.

Macron ka thënë gjatë bisedë telefonike me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq ka përsëritur “rëndësinë e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës dhe dënimin tonë të të gjitha veprimeve të njëanshme që ka të ngjarë ta dëmtojnë atë.”

“Me vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa jonë do të realizojë dhe do të përqafojë fatin e saj – në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi”, ka shkruar Macon në X.

Macron ka theksuar rëndësinë që Franca i kushton stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe respektit për sundimin e ligjit, teksa ka bërë të ditur se me Vuçiq kanë folur edhe mbi raportet ndërmjet dy vendeve.

“Fati i Serbisë është brenda Evropës dhe se ajo mund të përparojë përgjatë rrugës së reformave dhe anëtarësimit. Ne shqyrtuam marrëdhëniet midis Serbisë dhe Francës dhe vendosëm të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë. Gjithashtu diskutuam gjerësisht situatën në rajon.”

Exit mobile version