Sot (e mërkure) me fillim nga ora 13:00 pritet të luhen dy ndeshjet e fazës së çerekfinales në Kupën e Kosovës.
Në ndeshjen e parë, Dukagjini pret skuadrën e Dritës në Klinë, ndërsa Prishtina pret mitrovicasit e Trepça ’89.
Teksa nesër (e enjte) në po të njëjtën orë zhvillohen edhe dy ndeshjet e radhës në kuadër të kësaj gare, ku kampionët në fuqi të Kosovës, Ballkani udhëtojnë drejt Malishevës për të kërkuar kualifikimin tutje. Ndërsa në duelin tjetër, Vjosa pret FC Suharekën.
Në këtë fazë të garë luhet një ndeshje dhe fituesi i saj kalon në gjysmëfinale të garës.
Fituesi i Kupës së Kosovës siguron daljen në garat evropiane, përkatësisht në kualifikime për UEFA Conference League./UBTNews/