Beteja të ashpra kanë shpërthyer mëngjesin e sotëm mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Këshilli i Sigurimit të Armenisë ka bërë me dije se i kanë bërë thirrje zyrtarisht Rusisë dhe CSTO-së që të ndërmarrin veprime kundër atyre që ajo i quan sulme të Azerbajxhanit territorit sovran të Armenisë.
Ministria armene e Mbrojtjes pretendon se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit kryen sulme artilerie drejt qyteteve kufitare armene. Sipas Ministrisë Armene të Mbrojtjes, sulmi përfshinte dronë dhe armë zjarri të kalibrit të madh të gjuajtur në drejtim të Goris, Sotk dhe Jermuk, raportoi CNN.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit u përgjigj me një deklaratë duke pranuar sulmet, por tha se sulmet janë “në shkallë të vogël” dhe “synojnë të garantojnë sigurinë e kufijve të Azerbajxhanit”.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit akuzoi më herët forcat armene se qëlluan me armë të vogla në drejtim të vendbanimit Novoivanovka të rajonit Gadabay dhe vendbanimit Husulu të rajonit Lachin pranë kufirit të dy vendeve, por Armenia i ka mohuar akuzat.
Lidhur me sulmet ka reaguar dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i cili ka shprehur shqetësimin e ShBA-ve duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të armiqësive ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
“Ata vazhdojnë t’i përdorin pa dallim jo vetëm kundër forcave të armatosura ukrainase, por edhe kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës civile, siç e kemi parë. Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për raportet për armiqësi aktive midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Ne kërkojmë përfundimin e armiqësive ushtarake menjëherë. Nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin”, shkruan Blinken në rrjetin social Twitter.