UBT News

Loredana dhe Mozzik do të lansojnë një bashkëpunim këtë të premte

Reperja me origjinë shqiptare, Loredana dhe reperi Mozzik, do të sjellin një bashkëpunim këtë të premte.

Lajmin e ka dhënë vet reperja, duke postuar në Story në Instagram një fotografi që paralajmëron këngën, në të cilën Mozzik do të jetë mysafir. Në fotografinë e postuar, përveç çiftit, shihet edhe vajza e tyre, Hana.

Kënga titullohet “Nese don”, dhe do të lansohet të premten në orën 00:00./UBTNews

Exit mobile version