Lorde, këngëtarja nga Zelanda e Re bëri bujë në vitin 2012 me këngën “Royals”. Megjithatë ajo pushoi për një kohë nga muzika deri këtë vit, kur lansoi një album të ri, transmeton UBT News.
Albumi i ri u prit me shumë entuziazëm nga fansat e saj, të cilët kishin pritur rikthimin e saj.
Megjithatë, së fundi në një intervistë ajo ka lavdëruar edhe këngët e këngëtarëve të rinj, që bënë bujëpas saj si Dua Lipa dhe Harry Styles.
“Dua Lipa dhe Harry Styles janë pikërisht ajo që unë dua nga një yll popi. Ata janë yje dhe janë aq të mirë në të”, u shpreh Lorde në një intervistë të fundit me The Time, përcjell UBT News.
Lorde aktualisht po e shijon suksesin e “Solar Power”, dhe nuk dihet nëse ka plan bashkëpunimi me ndonjërin nga artistët./UBTNews