UBT News

Llapi përballë Drenicës – sot nis ‘beteja’ për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të jetë sot skena e përballjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku Llapi dhe Drenica do të matin forcat për një vend në finale.

Vendasit, pavarësisht se po kalojnë një formë të dobët në kampionat dhe ndodhen në pozitën e parafundit në tabelë, janë të vendosur që përmes Kupës të shpëtojnë sezonin dhe të sigurojnë një biletë drejt garave evropiane.

Nga ana tjetër, Drenica – që aktualisht po lufton për t’u rikthyer në Superligë – e sheh këtë ndeshje si një mundësi për të dëshmuar forcën e saj dhe për të marrë një rezultat pozitiv që do ta favorizonte në ndeshjen e kthimit.

Takimi ndërmjet Llapit dhe Drenicës fillon në 15:00 e pritet të sjellë emocione të forta në garën për finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

 

Exit mobile version