UBT News

Llapi, Gjilani dhe Drita mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Është hedhur shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës 2022/23, në të cilin tri skuadra kosovare, Llapi, Gjilani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Nënkampioni i Kosovës, Drita, do të ballafaqohet me skuadrën finlandeze Inter Turku.

Gjilani ndeshet me skuadrën Liepaja nga Lituania, kurse fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, do të përballet me skuadrën, Budućnostin, Podgorica, nga Mali i Zi. /UBTNews/

Exit mobile version