Fansat e Madonnës janë të zemëruar pas deklaratave të këngëtares amerikane, Lizzo, e cila e quajti Janet Jackson “mbretëreshë të pop-it”, në disa postime në Twitter.
Këngëtarja e hitit “Truth Hurts” prezantoi listën e saj të yjeve, ku përfshihen Michael Jackson, Rihanna, Usher dhe emra të tjerë.
Në postimin e parë, ajo tha se Usher është “mbreti i R&B”, Justin Bieber “princi i pop-it”, Britney Spears “princesha e pop-it”, Rihanna “princesha pop” dhe Beyoncé “mbretëresha e muzikës”.
Deklaratat e saj nxitën reagime e sidomos te fansat e Madonnës, e cila për katër dekada njihej si “mbretëresha e pop-it”. Sipas tyre, Madonna dhe Michael Jackson janë “mbretëresha dhe mbreti i pop-it”.
Lizzo u rikthye gjatë këtij muaji me këngën “Rumors” në bashkëpunim me Cardi B. Pas publikimit të këngës, e cila u publikua së bashku me klip e për të cilin u frymëzua nga nga filmi i animuar i Disney, “Hercules”, Lizzo ka folur për komentet abuzive që ka marrë në internet./UBTNews