Ylli amerikan i popit, Lizzo, ka thënë se akuzat e tre ish-balerinëve të saj për ngacmim seksual janë “të rreme”. Këngëtarja i quajti ditët e fundit “të vështira dhe jashtëzakonisht zhgënjyese”.
“Zakonisht zgjedh të mos përgjigjem ndaj akuzave të rreme, por këto janë po aq të pabesueshme sa tingëllojnë dhe shumë të egra për të mos u adresuar”, deklaroi Lizzo.
Në padi u përfshinë edhe akuza për ngacmim fetar dhe racor. Diskriminimi, sulmi dhe burgimi i rremë janë gjithashtu të listuara në çështjen ligjore.
Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez janë ish-balerinët që kanë ngritur çështjen kundër këngëtares, kapitenit të kërcimit dhe kompanisë së saj të prodhimit Big Grrrl Big Touring (BGBT)./UBTNews/