UBT News

Lirohet nga burgu ylli i popit që u dënua për pedofili

Ylli i popit, Gary Glittr u lirua nga burgu pasi kreu gjysmën e dënimit të tij 16-vjeçar. Glitter, 78-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Paul Gadd, u dënua në vitin 2015 për tentativë përdhunimi, katër akuza për sulm të pahijshëm dhe një për seks me një vajzë nën 13 vjeç.

Ai ishte një nga yjet më të mëdhenj të muzikës së viteve 1970.

Një zëdhënës i ministrisë së drejtësisë i tha BBC-së se Gadd do të monitorohet nga afër nga oficerët e rastit.

Gadd kishte qenë në kulmin e famës kur sulmoi dy vajza të moshës 12 dhe 13 vjeç pasi i ftoi në prapaskenë në zhveshtore.

Viktima më e re ishte nën moshën 10-vjeçare kur ylli i popit u fut në shtratin e saj dhe deshi ta përdhunonte në vitin 1975./UBTNews/

Exit mobile version