UBT News

Lionel Richie do t’i anulojë koncertet për shkak të COVID-it

Këngëtari amerikan, Lionel Richie njoftoi të martën se do t’i anulojë koncertet në Evropë për shkak të përhapjes së COVID-19.

“Teksa COVID-i dhe variantet e tij po e prekin botën, kam vendosur të shtyjë turneun evropian këtë verë. Gjëja më e rëndësishme për mua është shëndeti i fansave, grupit dhe anëtarëve. Shpresoj se do të më kuptoni dhe shpresoj që së shpejti mund të bashkohemi”, shkroi superylli në faqen e tij në Twitter.

Ndër shfaqjet e anuluara është edhe ajo në Festivalin Isle of Wight në Britani në muajin qershor. Javëve në vijim ai ka planifikuar disa koncerte në Las Vegas dhe New Orleans./UBTNews

Exit mobile version