UBT News

Lingard dëshiron të largohet nga Manchester United

Jesse Lingard dëshiron me çdo kusht të largohet nga skuadra e Manchester United në këtë janar, pavarësisht se ky i fundit shkarkoi trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, raporton “MailOnline”.

Disa lojtarëve të Manchester United të cilëve nuk iu është dhënë minutazhë e mjaftueshme nën urdhrat e Solskjaer, si Donny van de Beek dhe Anthony Martial, iu është dhënë shpresë mbi të ardhmet e tyre në “Old Trafford” pas largimit të trajnerit norvegjez, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, Lingard, i cili ka arritur të bëjë vetëm një paraqitje në këtë sezon në Premier Ligën angleze dhe kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, ka vendosur që të largohet nga “Djajtë e Kuq” dhe është në kërkim të një klubi të ri në këtë janar.

Që prej transferimit te skuadra e Manchester United, Lingard ka arritur të bëjë 219 paraqitje për gjigandin anglez, duke regjistruar 35 gola dhe 21 asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version