Reperi amerikan, Lil Nas X është në pritje – të albumit të tij debutues “Montero”, që do të publikohet më 17 shtator.
Për të paralajmëruar albumin e tij ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë – duke sjellë fotografi ‘shtatzënie’.
Lil Nas X (emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill) thotë se u inspirua për këtë ide pasi dëgjoi vargun e Megan Thee Stallion në këngën e tij të re “Dolla Sign Slime”, për herë të parë.
“Thashë ‘O Zoti im, është e mrekullueshme’, dhe menjëherë e thirra stilisten time. Ajo më tha: “Wow. Albumi yt. Foshnja jote”. Unë i thashë po, kjo është foshnja ime?” Ajo në shaka më tha, “Po, duhet ta realizoni një set fotografish të shtatzënisë’”, njoftoi ai mes tjerash.
Albumi “Montero” u realizua kryesisht gjatë vitit të kaluar, gjatë izolimit. Reperi tha se gjatë realizimit të këtij albumi e kuptoi që duhet të ketë plotësisht besim në vete./UBTNews