Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se është licencuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministren, Daulina Omsani pritën sot drejtuesit e FBK-së, kryetarin Arben Fetahu si dhe sekretaren e përgjithshme, Elvira Dushku.
Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim, ministri Çeku nënshkroi dhe dorëzoi licencën për ushtrimin e veprimtarisë, kryetarit të FBK-së, Arben Fetahut.