UBT News

Lewis Capaldi u tregon fansave për sindromën tourette

Këngëtari Lewis Capaldi u tregoi fansave se vuan nga sindroma tourette. 25-vjeçari foli për diagnozën e tij dhe efektet e saj të përditshme, përmes një videoje live në Instagram.

TS është gjendje shëndetësore që karakterizohet nga lëvizje dhe tinguj të padëshiruar, që ndryshe njihen si tika.

“Unë vuaj nga sindroma tourette. Gjithmonë e kisha, me sa duket”, deklaroi këngëtari skocez pasi një fans i kërkoi të flasë rreth diagnozës së tij.

TS zakonisht fillon gjatë fëmijërisë, por tikët dhe simptomat e tjera mund të përmirësohen pas disa vitesh dhe ndonjëherë largohen plotësisht.

Së fundmi këngëtari në skenë ka treguar se vuan nga kjo gjendje shëndetësore, duke shpjeguar arsyen pse ndonjëherë i dridhen shpatullat. Madje ai thotë se për shkak të kësaj gjendjeje shëndetësore, fansat mendojnë se ai merr drogë./UBTNews/

Exit mobile version