Lewis Capaldi po e vë shëndetin e tij në plan të parë. Në një intervistë për Times, muzikanti tha se nëse sindroma e tij Tourette përkeqësohet, ai do të tërhiqet nga muzika.
“Nëse arrin në një pikë ku po i bëj dëm të pariparueshëm vetes, do të heq dorë”, tha ai. “Unë e urrej hiperbolën, por është një mundësi shumë reale që do të më duhet të heq dorë”.
Sindroma Tourette është një çrregullim i sistemit nervor që i bën njerëzit të përjetojnë “tik” të pakontrollueshëm, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Tikët janë dridhje, lëvizje ose tinguj të papritur dhe të përsëritur. Edhe pse mund të trajtohet, nuk ka kurim.
Njerëzit me këtë sëmundje zakonisht zhvillojnë simptoma në fëmijërinë e hershme midis moshës 5 dhe 10 vjeç. Megjithëse simptomat shpesh zvogëlohen gjatë adoleshencës dhe moshës madhore të hershme dhe mund të zhduken plotësisht, shumë njerëz vazhdojnë të vuajnë nga Tourette në moshën madhore dhe ndonjëherë gjendja e tyre përkeqësohet me moshën.
Lewis Capaldi vuajti nga një episod Tourette gjatë një performance në Gjermani në shkurt. Fansat shprehën mbështetjen e tyre për këngëtarin dhe përfunduan këngën për të.
“Vetëm të bërit muzikë ma bën këtë. Përndryshe, unë mund të jem mirë me muaj të tërë. Kështu që është një situatë e çuditshme. Tani për tani, ia vlen këmbimi”, shtoi artisti.
Këngëtari 26-vjeçar tha se “tikat” e tij po bëhen “të këqija”, veçanërisht kur ai performon në skenë.
“Unë po përpiqem të dal në krye të kësaj. Nëse nuk mundem, përfundoj”, tha Capaldi. “Është më e lehtë kur luaj kitarë, por e urrej të luaj kitarë”.