Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është rikthyer në stërvitje të hënën, dy javë pasi i lëndoi ligamentet e gjurit në një ndeshje me kombëtaren e Polonisë.
32-vjeçari kreu vrapime të shpejta dhe disa ushtrime me topin në një seancë stërvitore individuale të hënën.
Ai i shënoi dy gola në fitoren e Polonisë 3:0 kundër Andorrës në një ndeshje të Grupit I kualifikues për Kupën e Botës 2022 më 28 mars, por u detyrua ta braktisë fushën në minutën e 63-të.
Fillimisht, u tha se ai do të mungojë rreth një muaj dhe nuk ishte në gjendje të paraqitej kundër RB Leipzig, Paris Saint-Germain dhe Union Berlin.
Ai nuk ka udhëtuar me Bayernin drejt Parisit për ndeshjen e kthimit çerekfinale kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve dhe nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë kampionit në fuqi ta përmbysë humbjen 3:2 në shtëpi.