UBT News

Leona Lewis rikthehet me album

Leona Lewis po rikthehet me një album. 36-vjeçarja po punon në albumin e ri me këngë për Krishtlindje dhe shpreson të ndjekë hapat e këngëtares Mariah Carey.

Një burim i tha gazetës The Sun: “Mund të jetë herët të flasim për Krishtlindje në shtator, por për këtë album u punua mbi një vit. Leona i ka incizuar disa këngë të reja, dhe disa prej tyre janë vërtetë të jashtëzakonshme. Mariah Carey fiton miliona dollarë për çdo vit nga kënga e saj, ‘All I Want For Christmas Is You’, dhe albumet me muzikës të festive të fundvitit të cilat i realizon tash e sa vjet. Prandaj, kjo duket një mundësi shumë e mirë edhe për Leonan. Ajo nuk e ka pasur një rrugëtim të lehtë në industrinë e muzikës, veçanërisht në dekadën e fundit, për shkak të problemeve me studio incizuese. Por tani, ajo është përkushtuar e tëra në rikthimin e saj në muzikë dhe ekipi me të cilin ajo bashkëpunon, beson që albumi i ardhshëm do t’ia kujtojë publikut britanik pse ajo e fitoi shoun ‘The X Factor’ para 15 vjetëve”.

Gjatë karrierës së saj, Lewis i ka shitur më shumë se 30 milionë albume anembanë botës./UBTNews

Exit mobile version