Listës së futbollistëve të lënduar tek Paris Saint-Germain pas Neymar e Icardit i është shtuar edhe Kylian Mbappe.
Paris Saint-Germain ka njoftuar se ylli francez nuk do të mund të jetë pjesë e skuadrës së Thomas Tuchel në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzig.
Lëndimi nuk duket të jetë serioz, ndaj Mbappe do të rikuperohet në qetësi dhe ndeshjen mbase do ta shikojë nga tribunat./UBTNews