UBT News

“Legjendat s’vdesin kurrë!”

Sot u bë një vit nga vdekja e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant. Ai vdiq tragjikisht më 26 janar të vitit 2020 pas përplasjes së helikopterit, me të cilin po udhëtonte bashkë me vajzën e tij, Gianna.

Në njëvjetorin e vdekjes së tij, LeBron James e ka përkujtuar atë me shprehjen: “Ka shumë gjëra që vdesin në këtë botë, por legjendat s’vdesin kurrë”.

Por kush ishte Kobe Bryant?

Bryant u lind më 23 gusht 1978 në Filadelfia, Pensilvani, por ka jetuar në Itali. Në vitin 1996, Bryant i ishte bashkuar NBA-së menjëherë pasi kishte mbaruar shkollën e mesme.

Bryant njihej si “mamba e zezë”, një lloj gjarpri, ishte lojtari i dytë më i paguar në NBA, ku ka përfituar rreth 323 milionë dollarë vetëm nga paga e tij.

Gjatë karrierës së bujshme ishte shpallur pesë herë kampion me Los Angeles Lakers. Ai ka qenë 18 herë pjesë e All-Star dhe pritet që të përfshihet në Hall of Fame gjatë këtij viti.

Kobe Bryant kishte katër vajza me bashkëshorten e tij, Vanessa Bryant./UBTNews

Exit mobile version