Ashley Cole është bashkuar me ish-bashkëlojtarin e tij te Chelsea dhe Kombëtarja e Anglisë, Frank Lampard, ku ky i fundit arriti marrëveshje që të bëhet trajneri i ri i Evertonit.
Lampard mori postin e trajnerit të Evertonit këtë të hëne, ndërsa tani ka marrë me vete edhe Ashley Cole në “Goodison Park”.
Cole dhe Lampard ishin bashkëlojtarë te Chelsea nga viti 2006 deri në vitin 2014, ku fituan disa trofe, ndër ta edhe titullin e Premier Ligës dhe asaj të Ligës së Kampionëve.
Po ashtu, Cole kishte luajtur nën urdhrat e trajneri Lampard, gjatë kohës kur ky i fundit ishte trajner te Derby, para se të pensionohej në vitin 2019.
“Isha tejet i lumtur kur Lampard më ftoi t’i bashkohem te Evertoni. Kjo është një mundësi fantastike me një klub fantastik, dhe vij këtu që të punojë shumë dhe të sjellë sukses te Evertoni”, tha Cole.
“Shansi për t’u ribashkuar me Lampard ishte një mundësi fantastike”, shtoi ish-mbrojtësi anglez.
Roli i ri i Cole nuk do të ndikojë në detyrat e tij me Kombëtaren e Anglisë për grupmoshat U21, ku është asistent i trajneri Lee Carsley.