UBT News

Ledri Vula dhe Sara Hoxha për pushime me familjen e Dua Lipës

Ledri Vula dhe Sara Hoxha për pushime me familjen e Dua Lipës Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku. Ata së shpejti priten të bëhen prindër të një vajzë dhe këto ditë të nxehta po i shijojnë në plazh.

Ata kanë zgjedhur Ulqinin si destinacion e tyre të preferuar për t’u relaksuar. Dyshja është tepër aktive në rrjetet sociale dhe Sara nuk i ka kursyer pozat e ëmbla me barkun e rrumbullakosur për publikun. Me postimin e fundit Sara i ka befasuar të gjithë, ajo ka postuar një foto në Instastory, ku shfaqet së bashku me Ledrin dhe familjen e Dua Lipës.

Çifti e ka takuar familjen e Dua Lipës në Ulqin, pasi edhe ata po kalojnë disa ditë pushimi aty.Ledri Vula dhe Sara Hoxha për pushime me familjen e Dua Lipës. Kujtojmë se vite më parë Ledri dhe Dua kanë pasur një romancë e cila përfundoi, por ata ngelën miq të mirë edhe pas ndarjes. Ledri ruan një raport të mirë me prindërit e Duas dhe gjithashtu edhe Sara i respekton.Ledri Vula dhe Sara Hoxha për pushime me familjen e Dua Lipës.

Mesa duket Sara nuk është aspak xheloze, pasi ajo ka një raport mjaft të mirë edhe me Dafina Zeqirin, e cila ka qenë e dashura e Ledrit për një kohë të gjatë.Kjo tregon se Ledri ka në krah të dashurën perfekte.

Exit mobile version