Kasper Hjulmand do të largohet nga posti i trajnerit të kombëtares së Danimarkës. Sipas Federatës Daneze të Futbollit, ky ishte vullneti i trajnerit, i cili kishte katër vite në detyrë.
Marrëveshja për ndërprerjen e kontratës u arrit pasi u bë bilanci i pjesëmarrjes në Euro 2024. Kujtojmë se Danimarka humbi me Gjermania 0-2 në raundin e 1/8-ave. Morten Wieghorst do të jetë trajner i përkohshëm deri në fund të vitit.
“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të drejtoja ekipin tonë kombëtar për katër vjet. Unë dhashë gjithçka që kisha për të arritur sukses dhe për t’i bërë njerëzit të bashkohen rreth ekipit“, tha ai.
“Të përfaqësosh vendin tonë, është gjëja më fantastike që mund të imagjinoj dhe do t’i kujtoj këto kohë fantastike. Kur mendoj për dy vitet e ardhshme dhe Kupën e Botës, mendoj se do të jetë më mirë për ekipin nëse ka një fytyrë të re dhe ide të reja që mund të shkruajnë një kapitull të ri për këtë ekip fantastik dhe, për rrjedhojë, është më mirë që dikush tjetër ta drejtojë ekipin. Nuk ka të bëjë me mua. Bëhet fjalë për atë që është më e mira për ekipin”, tha Kasper Hjulmand./UBTNews/